Kriptovalutat, Banka Popullore e Maqedonisë sqaroi sa i rrezikshëm dhe i ligjshëm është përdorimi i tyre


Banka Popullore e Maqedonisë së Veriut ka dhënë sqarime për disa dilema në lidhje me përdorimin e kriptovalutave në vend, por duke theksuara se sqarimet bazohen në bazë të situatës aktuale dhe zhvillimeve globale.

“Në vendin tonë, ashtu si në vendet tjera, çështja e emetimit, investimit dhe tregtimit me kriptomonedha nuk është e rregulluar, duke përfshirë edhe në Ligjin për Punë me Deviza (dhe aktet e tij nënligjore) i cili i rregullon edhe operacionet në vendet e huaja. Sidoqoftë, kjo nuk e bën punën e kriptomonedhave të paligjshme, por për momentin është e parregulluar”, deklarojnë nga Banka Popullore.

Banka vlerësoi që “kriptomonedha” nuk njihet si term ligjor në Maqedoninë e Veriut, ndërkohë vlerat e tyre nuk garantohen nga një bankë qendrore.
“Kriptomonedhat nuk janë depozita, nuk janë të garantuara dhe nuk ekziston ndonjë mekanizëm përmes të cilit klientët do të kompensohen. Prandaj, nëse platforma përmes të cilës tregtohen ose subjekti i cili i ka emetuar ndonjë kriptomonedhë dështon, nuk ekziston asnjë mekanizëm për të kompensuar zotëruesit e kriptomonedhave”, paralajmërojnë nga Banka.

Baby Boo