Krimineli i dënuar përjetësisht, Ratko Mlladiq, shtrihet në spital


Ish-komandanti ushtarak serb i Bosnjës, krimineli Ratko Mlladiq, i cili po vuan dënimin e përjetshëm në Hagë për shkak të krimeve makabre, është shtruar në spital dhe është në “shëndet të dobët”, tha djali i tij Darko Mlladiç për AFP.

Në një bisedë të shkurtër telefonike me AFP në Beograd, Darko Mlladiq e ka konfirmuar këtë informacion për mediat vendase. Ai u tha atyre se ish-gjenerali serb ishte shtruar në spital për një javë për shkak të gjendjes së brishtë shëndetësore. Ai ishte fillimisht në spitalin civil në Hagë, ndërsa që nga e enjtja ndodhet në objektin shëndetësor të burgut të Mekanizmit Ndërkombëtar të Mbetur për Gjykatat Penale (MTPI) me seli në Hagë.

“Shëndeti i tij është i keq. Një ekip mjekësh është gati këtu në Serbi të cilët mund të shkojnë ta shohin atë, por ne nuk e dimë ende nëse do të lejohen. Ne do të kërkojmë leje që këta mjekë ta ekzaminojnë atë”, tha Mlladiq për AFP.

Në qershor të vitit 2021, Gjykata e Hagës konfirmoi dënimin e përjetshëm të Ratko Mlladiqin, për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe krime lufte të kryera gjatë luftës në Bosnjë nga viti 1992 deri në vitin 1995.

Baby Boo