Krimi makabër në Angli , shqiptarja vret 7 vjeçaren në park


Një krim makabër i konsumuar nga një shtetase shqiptare, ka tronditur qytetin Bolton në veri të Anglisë më 22 Mars. Emily Jones shtatë vjeçe u godit me thikë përpara syve të babait të saj tek sa po luante me scooter.

Autoritetet britanike kanë ndaluar një emigrante shqiptare pasi goditi në qafë për vdekje vajzën e vogël.

Policia britanike tha një burim për Top Channel, kanë kontaktuar për ndihmë homologët në Tiranë pasi autorja e krimit me inicialet E.S rezulton se është me vendlindje nga një qytezë në veri të Shqipërisë.

Ekipet e emergjencës mbërritën në vendngjarje në Queen’s Park në Bolton pranë Greater Manchester rreth orës 14:35.

Emily u dërgua menjëherë në spitalin Salford Royal Hospital, por humbi jetën në 15:56 minuta.

Alan Walsh që po udhëheq hetimin pas kësaj vrasje tha se kjo ngjarje ishte më tragjikja në të gjithë karrierën e tij 20 vjeçare.

E arrestuara për këtë krim shqiptarja E.S, 30 vjeç e cila nuk kishte asnjë njohje me familjen e viktimës po mbahet në një mjedis të sigurtë në bazë të ligjit anglez Mental Health Act.

Baby Boo