Krimet në Shkodër, Schutz: Të përmirësohet puna e Prokurorisë dhe Policisë


Ambasadorja gjermane, Susanne Schutz foli për krimin nga Shkodra, qytetin që muajt e fundit ka qenë dëshmitar i disa ngjarjeve të rënda kriminale.

Schutz theksoi se Prokuroria dhe Policia të përmirësojnë punën në lidhje me luftën kundër krimit

“Shqipëria ka shënuar përmirësimet e veta në këtë fushë, por duhet të bëjë edhe më shumë në luftën kundër krimit të organizuar. Ka pasur zhvillime pozitive deri diku, por të gjitha përpjekjet duhet ë vijojnë edhe më tej. Prokuroria dhe policia do të duhet të përmirësojnë punën e tyre sa i përket hetimeve të rasteve të konstatuar. Shpresojmë që edhe bashkëpunimi me ndërkombëtarët të intesifikojë edhe më tej punën”, u shpreh Susanne Schutz.

Sussane Schutz tha se duhet të bëhet më shumë në 5 prioritetet kyçe, duke vecuar luftën kundër krimit dhe korrupsionit.

“Gjermania vazhdon të jetë e angazhuar me faktin që Shqipëria të mund të përparojë në rrugën e saj drejt BE. Ne do të kishim dashur të merrnin një vendim pozitiv për hapjen e negociatave që në qershor, por Gjermania shikon se ka një sërë gjerash që duhet të bëheshin ende derisa të mbërrihet në këtë vendim, sic janë 5 prioritetet kyce, në mënyrë të vecantë lufta kundër krimit dhe korrupsionit. Shpresojmë që deri vitin e ardhshëm të shikojmë përparim në këto dy pika”, u shpreh ajo.

Schutz foli edhe për vetting-un.

“Vetting-u është një proces që po vijon në mënyrë pozitive, por duhen më shumë rezultate konkrete. Të gjitha vendet vakante në gjykata të mbushen sa më parë”, theksoi Schutz.

Baby Boo