Ngjarje e rrëndë. Babai plagos me thikë djalin 


Një i ri i ka mbijetuar plagëve të thikës, shkaktuar nga babai i tij. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Vashaj të Peqinit. Policia tha se ka privuar nga liria 64 vjecarin që qëlloi me thikë të birin. “Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Peqin, kapën në flagrancë shtetasin Y.S., 64 vjeç, banues në fshatin Vashaj, Peqin. Arrestimi i tij u bë pasi për motive të dobta, ka goditur me mjet prerës (thikë) djalin e tij, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën”, bën të ditur policia. Tashmë 64 vjecari do të përballet me akuzën “Dhuna në familje”, parashikuar nga neni 130/a/3 i Kodit Penal.

Baby Boo