Krim i rëndë në Greqi, shqiptari vret me armë zjarri gruan e tij! 39-vjeçari, me precedent penal


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kretë të Greqisë, ku burri shqiptar ka vrarë me pistoletë gruan e tij rumune. Sipas mediave greke krimi ka ndodhur në zonën Kaminias.

Protothema shkruan se autori 39-vjeçar, ka qenë me precedent penal, pasi njihet nga autoritetet greke për përfshirje në drogë.

Pas krimit, ai vetë ka telefonuar në polici. Megjithatë, gruaja ka vdekur dhe autori është arrestuar. Sipas informacioneve, 39-vjeçari ka pranuar autorësinë e krimit.

Nuk dihen ende detajet dhe arsyet e vrasjes, policia po punon per zbardhjen e ngjarjes.

Baby Boo