Kreu i ushtrisë italiane pozitiv me koronavirus


Kreu i Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë italiane, gjeneral Salvatore Farina rezultoi pozitiv ndaj testeve për koronavirus.

Këtë e bëri të ditur vetë ai duke u shprehur se për momentin është në gjendje të mirë shëndetësore.

“Sot bëra testet për koronavirus të cila rezultuan pozitive. Për momentin jam vetëkarantinuar dhe jam në gjendje të mirë shëndetësore. Jam në kujdes të veçantë nga mjekët ushtarakë. Përgjatë mungesës time, do të më zëvendësojë Gjenerali Bonato” – është shprehur ai.

Ndërkohë kompania Alitalia do të ndërpresë të gjitha udhëtimet në aeroportin Milano Malpensa duke filluar nga data 9 mars.

Ndërkohë që do të lejojë të gjitha fluturimet brenda territorit italiannga aeroporti Linate i Milanos.

Alitalia redukton dhe fluturimet Venezia Roma e Roma Venecia.

Baby Boo