Kreu i ri i kishës serbe: Kosova themel i ekzistencës sonë, interes vital i yni mbrojtja e saj


Kreu i ri i Kishës Ortodokse të Serbisë, Patriarku Porfirije, foli pas zgjedhjes së tij nga këshilli i kishës në krye e shpalosi qëndrimin se ‘Kosova e Metohija’ është çështje e identitetit serb. Në rast se e humbim atë themel të ekzistimit, nuk jam i sigurt se populli ynë ka të ardhme, sipas tij. Është interes vital i kishës të mbrojë Kosovën’ tha Porfirije, siç nuk pritej më mirë nga një prift serb e miqësia me Rusinë të cilën përcaktoi si prioritet gjithashtu nuk kishte si të mungonte.

Nuk përbën ndonjë dallim qëndrimi i patriarkut të ri serb dikur mitropolit i Zagrebit e Lubjanës që e tha këtë pasi u zgjodh të enjten në Beograd si kreu i ri i kishës. Sipas tij ky qëndrim “nuk nënkupton armiqësi ndaj askujt” por Kosova është ajo që i jep kuptim të shkuarës pa të cilën nuk ka ardhmëri sipas tij. “Kosova është më shumë se mit. Miti është çështje imagjinate, e Kosova për Kishën është betim, çështje identiteti/ Kosova nuk është çështje teorike, as gjeografia. Është interes vital i kishës të mbrohet Kosova dhe ndërtimi i tempullit të Shën Savës” tha Porfirije.

Ai dha po ashtu mesazh politikës serbe se çfarë pret prej tyre duke lëshuar edhe ca kritika. “Lutemi që liderët tanë politik të jenë të aftë të gjejnë zgjidhje e cila do të zbriste pakënaqësinë e dy palëve në minimum. Nyja kosovare me dekada është shtrënguar nga ata të shumtë për të cilët Kosova nuk ishte ‘fjala më e çmuar serbe’ e ja lanë dikujt tjetër ta zgjidhë”. I pyetur se çfarë mendon për zhvendosjen e Patriarkanës nga Beogradi në ‘Kosovë e Metohi’, patriarku i ri tha se nuk sheh që diçka thelbësore nuk do të ndryshonte me zhvendosjen në Pejë.

“Kjo nismë është sipërfaqësore dhe lojë politike. Patriarkana e Pejës është qendër e vjetër e Kishës Ortodokse Serbe dhe titulli i arkipeshkvit të Pejës edhe sot zbukuron patriarkun”.
Porfirije kishte mbrojtur më parë Patriarkun Irinej pas kritikave që kishte pranuar ai se ishte konservator dhe i nënshtruar i Rusisë, që tani si patriark do të jetë mirëpritur nga Moska pasi kisha serbe njihet si zëdhënës e përkrahëse e ambicieve ruse.

“Rusia për ne është një anije e madhe, siç thoshte patriarku i ndjerë. Na lidh kisha jonë ortodokse. Ne kemi pikëpamjen e njëjtë për botën, jo vetëm m rusët, por me të gjithë popujt besimtar ortodoks” kishte thënë jo shumë kohë më parë Porfirije. Porfirije konsiderohet më i afërt me pushtetin serb po ashtu nga njohësit e rrethanave të kishës serbe, dhe nga dy blloqet që ishin ndarë para zgjedhjes, ky i Porfirijes ishte më i mbështeturi nga mediat e afërta me qeverinë serbe, derisa tjetri ishte mjaft i sulmuar.

Baby Boo