Kreu i OBSH-së: Shumë vende kanë marrë drejtim të gabuar


Pandemia e koronavirusit “do të përkeqësohet” nëse qeveri të caktuara nuk ndërmarrin hapa vendimtarë për të frenuar përhapjen e sëmundjes që e shkakton ai, COVID-19, tha drejtori i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus.

“Ne po shohim rritje të rrez*ikshme të rasteve në vendet ku masat e dëshmuara për uljen e rrezikut, nuk zbatohen ose nuk ndiqen”.

“Më lejoni të jem i drejtpërdrejtë, shumë vende kanë marrë drejtim të gabuar”, tha Tedros në një konferencë për media në Gjenevë.

Tedros tha se “mesazhet e përziera nga udhëheqësit” po e minojnë besimin e publikut në përpjekjet për ta sjellë pandeminë nën kontroll.

“Virusi mbetet ar*miku publik numër një, por veprimet e shumë qeverive dhe njerëzve nuk e pasqyrojnë këtë”, tha Tedros, duke mos përmendur asnjë udhëheqës me emër.

“Nëse rregullat bazike nuk ndiqen, ka vetëm një rrugë që do të ndjekë kjo pandemi. Do të përk*eqësohet”, shtoi Tedros.
Organizata Botërore e Shëndetësisë, në udhëzimet e saj, vazhdimisht rekomandon mbajtjen e distancës fizike, larjen e duarve dhe veshjen e maskave.

Koronavirusi ka prekur afro 13 milionë njerëz në gjithë botën.

Prej tyre, mbi 570,000 kanë vde*kur dhe mbi 7.1 milionë janë shëruar.

Baby Boo