Kreu i Komunës së Ohrit demanton, nuk jam pozitiv në Kovid


Kryetari i Komunës së Ohrit Kirill Petkov i ka demantuar shkrimet se gjoja është pozitiv në Kovid – 19. Ky reagim vjen pasi disa media elektronike kanë shkruar se Peckov është pozitiv në koronavirus, shkruan Pa Censurë.

“Me që po shoh se po përhapet shpejtë, temë interesante sido që të jetë… U testova, jo për shkak simptomeve por për shkak udhëtimit jashtë shtetit dhe më e rëndësishmja se deri më sot nuk kam asnjë symptom. Nuk ka më keq kur shkrimet publikohen nga kafenet e Ohrit, pa u paraqitur dhe pa më pyetur. Natën e mirë”, ka shkruar mbrëmë vonë në Facebook e më pas publikoi edhe fotogtafi të testit, Peckov.

Baby Boo