Kreu i Kavadarit Jançev ndihet i kërcënuar: Nuk mund të lë bashkëshorten dhe fëmijët vetëm


Kryetari i Kavadarit, Mitko Jançev, thotë se familja e tij ka filluar të qetësohet pas kërcënimeve me jetë, të dërguara para disa ditëve drejt tij dhe bashkëshortes së tij Veselka.

“Me bashkëshorten, ata janë prindër të tre fëmijëve të mitur, Nikolla, Stojançe dhe Milla. Në bisedë për “Fokus” Jançev zbulon se pas të gjithë ngjarjeve shqetësuese, ata lëvizin pa sigurim nëpër qytet.

“Të gjithë jemi qetësuar tani. Bashkëshortja dhe fëmijët lëvizin lirë nëpër qytet, nuk kemi sigurim, dalin bashkë me mua, kur kam kohë të lirë”, thotë Jançev.

I pyetur nëse është zbuluar identiteti i kërcënuesit, ai thotë se nuk ka informata të tilla, por konfirmon se është i kënaqur nga puna e MPB-së, ku i ka paraqitur kërcënimet përpara disa ditëve.

Baby Boo