KREU I GJYKATËS SË LARTË NESËR NË VETTING, JA PASURIA MARRAMENDËSE


Xhezair Zaganjori, Kryetari i Gjykatës së Lartë kalon nesër në sitën e vetting-ut.

Zaganjori, do të përballet mesditën e së premtes me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit (KPK), me kryesues Olsi Komicin dhe anëtarë Pamela Qirko e Roland Ilia.

Gjyqtari i lartë e ka nisur karrierën në vitin 2003 si anëtar  i Gjykatës Kushtetuese, post të cilin e mbajti për 10 vite, e ndërsa më pas është zgjedhur anëtar i Gjykatës së Lartë, ku një muaj më pas u emërua dhe kryetar i kësaj gjykate.

Ndërkohë, analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit së bashku me vlerësimin e aftësive profesionale dhe kontrollin e figurës.

Sipas skedës së mëposhtëme, në fund të vitit 2017, pasuria familjare Xhezair Zaganjorit është rritur me katër herë, duke kapur vlerën e 58.7 milionë lekëve.
Xhezair-Zaganjori-foto.jpg

 

Baby Boo