Kreshnik Bekteshi: “Është zgjidhur problemi me ngrohjen qendrore në Shkup-Veri”


Ministri i EKonomisë Kreshnik Bekteshi përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka njoftuar se është zgjidhur problemi me ngrohjen qendrore në Shkup-Veri. Bekteshi tregoi se Makpetrol do të dërgojë gaz për prodhimin e energjisë termike për ngrohtoren e Shkupit Veri.
Postimi i plotë i Bekteshit:

✅Arrihet marrëveshja.
Problemi me ngrohjen qendrore është zgjidhur edhe në Shkup-Veri. Makpetrol do të dërgojë gaz për prodhimin e energjisë termike për ngrohtoren e Shkupit Veri. Ngrohje qendrore do të kenë amvisëritë e Çairit dhe Butelit.
Gjithashtu, prej sot, amvisëritë, shfrytëzues të ngrohjes qendrore përmes BEG do të marrin energji termike deri në orën 01:00 në vend të orës 22:00 siç ishte më parë.

Baby Boo