Krerët e FRSH-së kremtuan përvjetorin e çlirimit të Karadakut (FOTO)


Kyesia e Forumit Rinor Shqiptar (FRSH), të udhëhequr nga kryetari Ariton Rama, nënkryetarja Llausha Zenuni, sekretari gjeneral Jasir Asani, pastaj udhëheqësit e përfaqësuesve të Republikës së Kosovës Besim Berisha dhe të Shkupit Esat Iliazi, ishin pjesë e manifestimit të 2 majit, ditës së çlirimit të Sllupçanit dhe të rajonit të Karadakut.

Me këtë rast ata vizituan dhe nderuan dëshmorët, invalidët dhe veteranët e kombit, trimat e UÇK-së nga rajoni i Karadakut dhe Haraçinës.

Kryetari i FRSH-së Ariton Rama në një postim të tijin në Fejsbuk ka shkruar mes tjerash se bazamenti dhe rrjedhoja e veprimtarisë së FRSH -së, gjithmonë do të bazohet në sakrificën dhe gjakun e derdhur të ushtarëve të lirës, ushtrisë e dalë nga populli autokton shqiptar, për të cilën siç shkuan, “neve na lanë amanet vazhdimësinë e idealizimit të idealit tonë kombëtar”.

“Nderi real i dëshmorëve padyshim ngelet puna dhe angazhimi maksimal për avancimin e interesave dhe të drejtave shqiptare në trojet tona e që në fakt kjo do jetë edhe trajektorja hapëruese e FRSH-së. Lavdi deri në përjetësi trimave tanë”, ka shkruar Rama.

/Medial.mk/

Baby Boo