Krenari dhe dhimbje nga lu*fta, Vasfije Krasniqi sjell videon e ushtares së orëve të para të UÇK’së nga Drenica


Hamide Xhemajli-Ferizi nga Drenica kishte qenë vetëm 19-vjeçare kur i ishte bashkuar Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës më 1996 atëherë kur pak kush dinte se po organizohej lu*fta në mbrojtje të vendit. Këtë rrëfim të jashtëzakonshëm të një prej ushtareve të orëve të para të UÇK-së e ka publikuar Vasfije Krasniqi-Goodman.

“LIRIA KA EMER: Hamide Xhemajli është ushtare e orëve të para në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Qysh në vitin 1996 ajo vendosi që t’i braktisë ëndrrat dhe t’i bashkohet vëllait që bashkë të japin gjithçka për lirinë e atdheut. Një vajzë e fortë me plot ideal për atdheun nuk u dorëzua kurrë ani pse lu*fta po ia jepte kujtimet më të dhimbshme. Ajo me emocione tregon ditën kur një burrë i familjes Deliu nga Rezalla e Drenicës erdhi bashkë me vajzen e vogël.

Cuculla e vajzës ishte larë me gjak. “Kjo është krejt çka m’ka mbetë prej familjës” i kishte thënë ai për vajzën. Hamidja nuk ia lëshoi dorën shokut të saj Bedriut deri sa ai vd*iq nga pla*gët që mori në betejë kundër forcave gjen*ocidiale të Millosheviqit. Kjo ishte lu*fta jonë për liri. Një histori e perbashkët e krenarisë dhe dhimbjes e vajzave dhe djemve tanë. Shprendajeni historinë e jashtëzakonshme të Hamides.#LiriaKaEmer #FreedomHasAName” ka shkruar Vasfije Krasniqi Goodman në profilin e saj në Facebook.

Në këtë video që është projekt i platformës “LIRIA KA EMËR” ish ushtarja e UÇK-së Hamide Xhemajli-Ferizi tregon për kohën kur me krenari i ishte bashkuar vëllai të saj në lu*ftë duke thënë se kjo ishte dashuria ndaj atdheut. “Kam pasë dëshirë dhe vullnet për me ba diçka për vendim tim dhe jam e lumtur dhe krenare që kam ba aq sa kam mujtë” thotë ajo. Hamidja kujton me dhimbje momentet e rënda gjatë lu*ftës kur kishte humbur një bashkëlu*ftëtar në duart e saj shoqen e saj Nanën Salë si dhe mas*akrën familjes Delijaj në Abri.

Shikojeni videon e plotë:

Baby Boo