Krenar Osmani i kundërpërgjigjet MEPSO-s: ‘Doni lojë?, lojë do të keni’


Deklarata e ndërmarrjes shtetërore të energjisë MEPSO ka irrituar organizatorët e protestës kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike.
Krenar Osmani nga Tetova, njëri prej organizatorëve në një postim në facebook ka shkruar se: “Le që jemi të vjedhur, por edhe sjellja e tyre është plot prepotencë dhe përbuzje”:

Postimi:

Kur të mbulon “zullumi”, nuk din se çka flet ose si mbrohesh (mundohesh të mbrohesh)!
Këta janë shëndruar ose të paktën e përdorin strategjinë e strucit, i cili kur sheh rrezik e fut kokën në rërë dhe kujton se i gjithë trupi është i fshehur!
Sipas MEPSO-s “qenka gabim të krahasohet çmimi i energjisë elektrike me rrogën mesatare në vend”???!!!!!
Po me çka duhet ta krahasojmë çmimin e energjisë elektrike, me numrin e shtyllave elektrike apo numrin e çorapeve të grisura?! Apo budallenjë janë ekspertët e EUROSTAT-it që çmimin e rrymës e krahasojnë në bazë të të ardhurave mesatare për kokë banori?!

Le që jemi të vjedhur, por edhe sjellja e tyre është plot prepotencë dhe përbuzje.
Doni “lojë”?! “LOJË”DO KENI!

EDHE 8 DITË PUNE AFAT I KENI …⏱

Nga kompania e MEPSO-s sot thanë se nuk është korrekte të krahasohet çmimi i energjisë elektrike me pagën mesatare të qytetarëve.

Baby Boo