Kredi pa kamatë për kompanitë e prekura nga koronavirusi


Përveç mbështetjes së drejtpërdrejtë të qytetarëve me kartela pagesore dhe vauçer, në pakon e tretë ekonomike Qeveria ka paraparë edhe mbështetje financiare për kompanitë vendore, sektorin e bujqësisë dhe atë të blegtorisë. Kjo pako e masave përmban kredi pa kamatë për kompanitë që përmes Bankës për Zhvillim të Maqedonisë së Veriut në vlerë prej 31 milion euro do të jenë për mbështetje të grave, të rinjve dhe digjitalizim të biznesit. Kjo linjë kreditore pa kamatë do të jetë e kapshme për të gjitha kompanitë dhe mikro dhe të vogla dhe e njëjta do të ofrojë edhe 30% grand mjete të pakthyeshme për ata kompani që janë të themeluara ose drejtuara nga gra, ose punësojnë të rinj, janë të orientuar në eksport ose instalojnë novacion dhe digjitalizim në punën e tyre.
Oliver Spasovski
“25 milion euro të reja për sektorin privat, për tregje të reja, konkurrencë dhe modernizim. Në përputhje me Ligjin për mbështetje financiare me 25 milion euro përmes programit për forcimin e konkurrencës në industri, u ndihmojmë kompanive të sigurojnë tregje të reja rritje të konkurrencës si dhe modernizim të proceseve. Platformë digjitale për tregje të reja për kompanitë e tekstilit. Me mbështetje financiare prej 1 milion euro do tu ndihmojmë këtyre industrive të krijojnë platformë në të cilën do të mund ti plasojnë prodhimet e tyre në tregje të reja. Mbështetje për zhvillim të produkteve dhe shërbimeve start ap vendore përmes Fiter”
1.6 milion euro tw tjera do të ndahen për zhvillim të shërbimeve dhe produkteve inovative si dhe transformim të fshatit turistik maqedonas në Nerez, në fshatin maqedonas start up me çka kryeministri Spasovski tha se drejtpërdrejtë do të stimulojmë biznese të reja vetanake. Pakoja e tretë financiare parasheh edhe ndihmë financiare prej 245 mijë euro me të cilat do tu ndihmohet kompanive përmes subvencionimit të 50% nga shpenzimet për organizim të ngjarjeve, trajnimeve dhe konferencave në vlerë maksimale prej 30 mijë denarë.

Baby Boo