Kredi konsumatore apo banesore, çfarë kredishë preferojnë qytetarët?


Për shkak të gjendjes së rëndë sociale dhe pagave të ulta një numër i madh i qytetarëve janë të detyruar që të ngrenë kredi bankare, qoft kredi konsumatore apo banesore.

Qytetarët e anketuar nga TVM2  kreditë nuk  i shohin si burim i pasurimit të buxhetit të tyre familjar, megjithëse të patjeërsueshme në të shumtën e rasteve është e pa mundur të fitohet e drejta për të marrë kredi.

Edhe pse institucionet bankare ofrojnë disa lloje të kredive, pjesa më  madhe e qytetarëve të anketuar shprehen se nuk mund të marrin kredi pasi nuk mund ti plotësojnë kushtet, derisa të tjerët thonë se nuk kanë nevojë.

“Unë nuk mund të marrë kredi, me këtë rrogë që kam duhet të marr ushqim për të ngrënë. Por te kreditë varret edhe shkalla e interesit. Ja psh nëse i merr 100 mij denar kredi kjo shifer me kamat të lartë mund të të bëhet 120 mij denarë”.

“Si qytetarë vlerësoj se kreditë banesore shihen si shanc për të investuar kurse për neve më të moshuarit kreditë konsumatore janë”.

“Unë jam për kredi konsumtaore”.

“Nuk kuptoj unë asgjë nga këto gjëra, pasi nuk marr asgjë . Jam pa punë, jetoj pa rrogë pa pension e kështu me radhë”.

“Nuk jam për asnjërin lloj të kredive, kur do të kem rrrogë më të madhe dhe do ti përbsuh kushtet atëherë do të marrem me këto punë dhe tani nuk më duhet kredi i kam të gjitha ata që më duhen”.

“Shiko varet se kujt dhe çfarë i duhet dhe varret nga shkalla e intersit. Për kushtet nuk i dij si janë pasi nuk më është dashut të marrë kredi dhe dashtë Zoti të mos më duhet asnjëherë”.

“Jam për kredi konsumtaoret por kushtet se si kanë[ nuk jam i informuar. Këtu luan rol edhe shkalla e intersit” – u shprehën qytetarët e intervistuar nga TVM2.

Çdo banori te Maqedonisë i cili deshiron te blejë banesë  i nevojiten 16  vite minimum për ta paguar vlerën e mjeteve të marra hua nga banka.

Sipas përllogaritjeve matematikore,  për t’u arritur kjo, duhet që paga mesatare në vit të arrijë deri në  4560 euro, kështu që nevojiten 16 vite që për shumën prej 73 mijë eurosh, të blihet banesa me koston mesatare prej 800 euro për metër katror i hapësirës banesore.

Baby Boo