Krasniqi vs Kashtanov – gjithçka që duhet të dini për duelin e titullit në kategorinë super të mesme

Haxhi Krasniqi do të përballet në Bad Tolz ndaj Stanislav Kashtanov në atë që është dueli për titullin në kategorinë super të mesme.

Baby Boo

Të shtunën më 2 qershor i vjen fundi pritjes. Në ëeeArena në Bad Tolz do të mësohet bartësi i ri i titullit në EBU për kategorinë super të mesme. Në krahinën bavareze takohen në duelin kryesor shqiptari nga Kosova me banim në Munich, Robin Krasniqi përballë rusit, Stanislav Kashtanov. Pas këtij dueli, fituesi do të mund të quhet lirshëm kampion i Evroëps, kurse humbës pos që dot ë zhgënjehet, do të ketë një rast unikal të humbur për karrierën.

A do të bëhet Haxhiu sërish kampion i Evropës?

Për shqiptarin nga Kosova nuk do të ishte hera e parë që ai do të shpallej kampion i Evropës. Boksieri 31 vjeçar e fitoi këtë epitet në vitin 2011 pasi në luftën e parë për titull mposhti në katër raunde Abdelkahim Derghal me nokaut teknik, me ç’rast u shpall edhe kampion i Evropës në ËBO në kategorinë gjysmë të rëndë.

Pas një mbrojtje të titullit dhe fitoreve tjera, boksieri kishte edhe një duel për titullin e kampionit të botës në BO ndaj britanikut Nathan Cleverly. Krasniqi kaloi 12 raunde ndaj bartësit të titullit, por me vendim të gjyqtarëve u deklarua i mposhtur nga britaniku. Në Bad Tolz 31 vjeçari e ka edhe një rast që të fitojë një tjetër titull në karrierën e tij.

Statistikat e Krasniqit janë impresive. Ai ka 52 duele të zhvilluara dhe plot 47 herë ka triumfuar. Ai ka 17 nokaute të realizuara ndaj kundërshtarëve.

Foto: Getty Images

Vetëm dy humbje për 15 vjet, Stanislav Kashtanov i motivuar ndaj Krasniqit

Në anën e kundërshtarit te rusi Stanislav Kashtanov shihet se ka statistikë ngjashmërisht pozitive. Boksieri 33 vjeçar humbi që prej debutimit të tij në vitin 2003 vetëm dy përballje dhe gjunjëzoi plot 36 herë kundërshtarët e tij. Plot 21 duele ai i përfundoi me nokaut.

Edhe për nga madhësia trupore të dy kundërshtarët janë të ngjashëm. Krasniqi është për herë të parë një centimetër më i shkurtër se sa një kundërshtar i tij. Krasniqi ka një përparësi për gjerësinë e krahëve, plot 10 centimetra arrin të zgjasë krahët më shumë se sa rusi dhe kjo është një përparësi.