Krasniqi për Thaçin e Veselin: Jeta ua rezervoi fatin ta shkruanin historinë më të lavdishme të Kosovës


Deputeti i PDK-së, Memli Krasniqi ka shkruar për udhëtimi e Hashim Thaçit e Kadri Veselit në rrugën e lirisë. Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi shkroi se Ushtria Çlirimtare e Kosovës, që bëri luftën e domosdoshme, të pastër dhe mbrojtëse, është tregim i suksesshëm për lirinë dhe pavarësinë e vendit tonë dhe vlera më e lartë e tij.

”Jeta ua kishte rezervuar fatin për ta shkruar historinë më të lavdishme të Kosovës. Megjithëse pakkush besonte, ata s’e refuzuan këtë fat, por i buzëqeshën atij – për t’i dhënë fund vuajtjes së popullit shqiptar dhe fillim ëndrrës së tij për liri. Ishte ky fati më i mirë i mundshëm, ndërsa hisja në histori u takon të rrallëve”.
”Shumë të rinj në moshë, ata e mundën frikën, nuk u dorëzuan, e mposhtën Serbinë dhe Kasapin e Ballkanit, morën mbështetjen e botës që u rreshtua drejt, dhe e fituan luftën. Një rrëfim ky i pabesueshëm, i jashtëzakonshëm dhe i papërsëritshëm”.

”Ky ishte udhëtimi i Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit në rrugën e lirisë, që bashkë me gjithë çlirimtarët tjerë, dhe sakrificën e pashembullt të secilës shtëpi, e bënë krenar kombin tonë. Ushtria Çlirimtare e Kosovës, që bëri luftën e domosdoshme, të pastër dhe mbrojtëse, është tregim i sukseshëm për lirinë dhe pavarësinë e vendit tonë dhe vlera më e lartë e tij”.

”E tillë do të mbetet përgjithmonë! Edhe sot, kur po e bën betejen e radhës në Hagë, të cilës sërish po i prijnë djemtë e njëjtë, veçse sot me flokë pak të thinjura. Dhe, ashtu siç i buzëqeshën atij fatit në fillim, do t’i buzëqeshin kësaj beteje në fund”.

Baby Boo