Krasniqi për Kurtin: Fituan besim të madh tek populli, uroj t’mos i bijnë vetës mësysh (VIDEO)


Ish imami i Xhamisë së Madhe në Prishtinë, Shefqet Krasniqi, në prag të muajit të shenjtë të Ramazanit ka folur rreth dobive të agjërimit dhe jo vetëm.
Në NIN tek rubrika e pyetjeve të publikut Krasniqi u pyet se çfarë mendon për Albin Kurtin.

Krasniqi tha se Kurti ka fituar besim të madh tek populli – diçka që nuk e ka fituar askush deri tani teksa uroi që qeverisja e re të mos i bie vetës mësysh.
“Unë për Albin Kurtin e kam dhënë diagnozën time që moti ka tre-katër vjet që populli jonë atë [Albin Kurtin] e ka ose kryetar ose kryeministër. E kam thënë kështu dhe sot është kryeministër”.

“I uroj udhëheqësisë së re postet e reja që i kanë marrë dhe qeverisjen. Këta njerëz kanë fituar një besim të madh në popull që s’ka fituar askush deri sot këtë besim dhe vet fakti se sa shumë deputetët kanë marrë tregon se sa shumë kanë përkrahje në popull”.
“Nëse janë të mençur dhe dinë me ruaj kanë me vazhdu – ky është selami im, Nëse nuk dinë me rujt e i bijnë vetës mësysh atëherë i kanë rënë vetës”, tha Krasniqi.

https://www.facebook.com/watch/?v=1141400616681474&t=6

Baby Boo