Krasniqi për gruan e Zekës: Asaj i është djegur bishti, e mendon që është djeg krejt Kosova


Ish- parteneri i biznesit të Milaim Zekës, Ilir Krasniqi, me të cilin akuzohen për mashtrim me viza, ka mohuar të gjitha deklarimet e dhëna nga bashkëshortja e Zekës, Edlira Qefalija.

Në Info Magazine të Klan Kosovës, Ilir Krasniqi ka deklaruar se nuk kanë pasur qëllime mashtrimi me deputetin Milaim Zeka për çështjen e vizave, por sipas tij raportet mes tyre u prishën për shkak të mos-sponzorimit të fushatës së zgjedhjeve të 2016-tës.

”Desha veç një gjë të them për opinionin e gjerë se me Milaim Zekën kemi qenë bashkë nga 2 qershori 2016-të”.

”Kjo mundet me ofendu, e çka të dojë tëdeklarojë sepse asaj ‘’iu është djegur bishti’’ e mendon që është djeg krejt Kosova”.

”Nëse une i kam marr dikujt një cent, e ka paguar dikush tek unë jam në gjendje vetëvrasje të bëjë. E lej ato fjalë. E kam pranuar në familje, lajmërimin jau kam bërë në Gjermani. I kam konsideruar këta të dy si prind të mi”.

”Milaim Zeka është një njeri që për pare dhe për interes është në gjendje me të të zhduk”.

”I besoj drejtësisë në maksimum deri tek Zoti”.

”S’kemi pasur qëllim ta mashtrojmë askënd. Zgjedhjet e 11 qershorit 2016 e kanë sjell Milaim Zekën për tu prishur me mua sepse nuk ia sponzorizova fushatën”.

Baby Boo