Krasniqi: M’i lidhët duart dhe më kontrolluat si të jem kriminel, unë jam intelektual


Ish-zëdhënësi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) Jakup Krasniqi ka thënë në Gjykatën Speciale se po trajtohet si kri*minel duke i cilësuar padrejtësi të madhe akuzat ndaj tij. Krasniqi ka thënë se është arsimuar që të jetë mësues por është detyruar të luftojë kundër Serbisë. Ai tha se ndaj njerëzve ka pasur gjithmonë qëndrim njerëzor.

“Unë po i kuptoj ata njerëz dhe këta që janë këtu se si sillen me mua. Mendojnë që edhe unë jam përnjëmend kri*minel. Jo unë jam intelektual jam arsimuar për me qenë mësues por jam detyruar të luftoj kundër Serbisë. Ama ndaj njerëzve gjithmonë kam pasë qëndrim njerëzor. Unë as kaq të padrejtë sa më kanë bë prej burgut deri këtu duke m’i lidhë duart duke më kontrolluar dhjetëra herë… Keni procedura që mund të jenë të përshtatshme për kri*minelë por jo për mua” ka thënë Krasniqi.

Ish-kryeparlamentari ka treguar se ka dëshmuar dy herë në Tribunalin e Hagës për krimet në ish-Jugosllavi, ndërsa tha se do të dënohej po të kishte diçka inkriminuese. “Ju e dini që në ish-Jugosllavi ka pasë një Tribunal. Unë dy herë kam qenë dëshmitar në Tribunalin e Hagës dhe po të kishte një fakt të inkriminuar Tribunali i Hagës do të më dënonte. Unë e shoh këtë si përpjekje të fundit. Akademia e shkencave e Serbisë e ka bë këtë përpjekje dhe ia arriti qëllimin. Nuk ka njeri që s’e di kush ka bë krime në Kosovë. Dhe kjo më dhemb më dhemb shumë sepse është padrejtësi e madhe” ka deklaruar Krasniqi.

Të mërkurën ish-kryeparlamentari Jakup Krasniqi u arrestua dhe u dërgua për në paraburgimin e Dhomave të Specializuara. Për në të njëjtin destinacion me një avion ushtarak të nesërmen u nisën edhe ish-bashkëpunëtorët e tij në lu*ftë ish-presidenti Hashim Thaçi ish-kryetari i PDK-së Kadri Veseli dhe shefi i Grupit Parlamentar të LVV-së Rexhep Selimi.

Arrestimet erdhën pasi një gjyqtar i procedurës paraprake i Gjykatës Speciale, ka konfirmuar aktakuzat ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së. Ata akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Aktakuza i bën përgjegjës Thaçin, Veselin, Krasniqin e Selimin për një sërë krimesh që pretendohet se janë kryer në disa qendra ndalimi gjatë viteve 1998-1999. Prokuroria e Specializuar i akuzon krerët e UÇK-së se kanë qenë ose duhej të ishin në dijeni të këtyre krimeve.

Baby Boo