Krasniqi i del në mbrojtje Kastratit, pas kritikave “të lodhëta” nga disa analistë dhe një pronare e një mediumi!


Profesori i UP-së, Milazim Krasniqi i ka dal në mbrojtje humanistit të madh shqiptar, Halil Kastrati, pas disa kritikave të “lodhëta” nga disa analistë dhe një pronare “me letra” e një mediumi.

Sipas Krasniqit, Shoqata “Jetimat e Ballkanit” është duke treguar transparencë të vecantë karshi popullatës tonë.

“…ka njerëz që shesin moral në publik, ndërsa tregojnë mungesë dhembshurie ndaj njerëzve që vuajnë”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Duhet të jesh në lëkurën e familjeve që nuk kanë pasur kulm mbi krye e që janë bërë me shtëpi, për ta kuptuar vlerën e angazhimit të Shoqatës “Jetimat e Ballkanit” dhe të Halil Kastratit personalisht. E pakta, duhet të shkosh me ta në ndonjë nga ato familje, kur u kumtohet se do të bëhen me shtëpi dhe kur shtëpia u dhurohet, e të kuptosh se si mjerimi zëvendësohet me gëzim, vuajtja me shpresë. Përtej kësaj, ka veç kundërthënie logjike e hipokrizi. Pse? Sepse ata që kërkojnë transparencë në të gjitha rastet e tjera, këtu kërkojnë mungesë transparence. E dyta, ka njerëz që shesin moral në publik, ndërsa tregojnë mungesë dhembsurie ndaj njerëzve që vuajnë.

Baby Boo