Krasniqi: “Deklarohem krejtësisht i pafajshëm, më vjen turp që jetoj në këtë kohë”


Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, është deklaruar sot mbi rastin e akuzave të shtuara në aktakuzën e konfirmuar nga Dhomat e Specializuara, të ndryshuar më 29 prill.
Krasniqi ka thënë se e ka lexuar aktakuzën, derisa u deklarua krejtësisht i pafajshëm.

“Unë zoti gjyqtar e kam lexuar dokumentin, aktakuzën dhe pjesën e fundit dhe mundem me thënë me vetëdije të plotë, e kam të vështirë të kuptoj akuzën e parë dhe vazhdimin, pasi jam i bindur që vepra të tilla nuk kam kryer në jetën time. Deklarohem krejtësisht i pafajshëm, dhe natyrisht kërkojmë që gjyqi të shpejtohet dhe mos të na mbajnë kaq gjatë”, ka thënë Krasniqi.

“Kërkoj që të më kuptoni drejt, gjatë gjithë jetës sime kam qenë njeri me integritet në mënyrën më të qartë në raport me më të fortin, por për më të dobëtin, kurrë nuk kam shfaqur as shenja egërsie dhe as përbuzje, veç dhembshurisë njerëzore”.

“Sot po i them pak fjalë, mbase jam gabim, por kurrë nuk kisha besuar sikur të mos ishte ky rast, se juristë të shkolluar ne vendet me demokraci liberale, me traditë, që pretendojnë që punojnë në një sistem të drejtësisë kredibile, për të bërë drejtësi standarde, guxojnë të ngrisin një akuzë që mbështet vetëm në gënjeshtrat e Serbisë, që cenon lirin dhe të drejtën e individit, dhe jo vetëm të individit, por e godet në palcë të kurrizit të drejtën e një populli për liri, e shtet-ndërtim me një padrejtësi të madhe”.

“Mua më vjen turp sepse po jetoj në këtë kohë të këtij lloj homosapiensi që me kaq lehtësi ua shkatërron jetën njerëzve dhe familjeve që guxuan të luftojnë për jetën në liri, për demokraci, e pavarësinë”.Klankosova.

Baby Boo