Kraja: Ja cili biznes do goditet më shumë nga koronavirusi


Kryetari i Bashkimit të Prodhuesve Shqiptar, Sokol Kraja,ka shpejguar se si do të ndikojë koronavirusi në ekonominë shqiptare.

Karaja tha se më i goditur do të jetë biznesi i vogël, ndërsa nëse situata e krijuar nga koronavirusi zgjat më tepër, atëherë mund të shtyhen pagesa e taksave.

“Bursat evropian kanë humbur 790 miliardë euro. Kjo nuk është një krizë ekonomike normale siçka qenë kriza bankare e 2008 ose krizë inflacioniste, kjo është krizë për likuiditet dhe për ta shmangur këtë Qeveria italiane hodhi 25 miliardë euro në tregun italian. Sot bizneset kanë nevojë për likuiditet, një biznes i cili mbyllet sot nuk arkëton dhe duke mos arkëtuar para do ketë vështirësi për të paguar taksat, punonjësit, qiranë. Që sot deri në qershor janë 30 skadenca fiskale për tu paguar. E rëndësishme është që bizneset të mos mbyllen, sepse gjenerojnë, janë 500 mijë në sektorin privat dhe paguhen nga biznesi, janë 1700 mijë në administratën shtetërore dhe këto paguhen nga kontributet e biznesit. Deri më tani në Shqipëri nuk ka humbje, ka një rënie konsumi se deri më tani kanë punuar. Që sot fillon, janë mbyllur bizneset e vogla.”

Kush preken më shumë, bizneset e vogla apo të mëdha?

Bizneset e vogla, do vuajnë. Sepse biznesi i madh që furnizon bizneset e vogla do i mbyllin fabrikat. Bzneset e vogla nuk blejnë se janë mbyllur. Kemi takuar përfaqësuesit e biznesit, kërkohet shtyrja e pagesës së taksave, në rast se kjo periudhë zgjat më shumë, atëherë bizneset nuk kanë likuiditet për të paguar taksën.

Baby Boo