Koxias në Kuvend do të prezentojë dokumente sekrete për negociatat për emrin


Me urdhër të Nikos Koxias, rreth 30 dokumente të besueshme lidhur me negociatat për emrin, janë kërkuar nga MPJ-ja greke për t’u deklasifikuar, ndërsa sot ministri i Punëve të Jashtme i Greqisë do t’i publikojë gjatë debatit në Kuvend, raportojnë media greke, duke iu referuar burimeve qeveritare.

Për informacionin nuk ekziston konfirmim zyrtar, ndërsa sipas shkrimeve, bëhet fjalë për dokumente të cilat zbulojnë se si kanë negociuar qeveritë e mëparshme greke, për çka kanë rënë dakord, dhe çfarë kanë propozuar.

Siç lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina, shefi i diplomacisë greke, në periudhën e kaluar, nëpërmjet intervistës për media i akuzonte partitë në Greqi të cilat në të kaluarën kanë qenë në pushtet, ndërsa tani janë opozitë dhe janë kundër marrëveshjes, se kanë negociuar me pozita të buta dhe për atë ekzistojnë dokumente në Ministri. 

Baby Boo