Kovid-19 shtyn vendimin për “Mercedesin”, kryetari i Gjykatës Supreme është në vetizolim


Koronavirusi ka shtyrë referimin për rastin “Tanku”, që gjendet para Gjykatës Supreme. Me këtë shtyhet vendimi i gjyqtarëve për ish Ministren e Brendshme, Gordana Jankulloska, e cila u dënua me katër vjet burg për Mercedesin luksoz. Sipas informacioneve të Alsat, Kryetari i Gjykatës Supreme, Faik Arslani, është në vetizolim për shkak të kontaktit me një pacient të sëmurë me Covid – 19, dhe ai është pjesë e këshillit që duhet të vendosë për dënimin e Jankulloskës. Pas kthimit në punë, do të caktohet gjyqi për rastin “Tanku”. Gjykata Supreme ka theksuar që infeksioni po e shtyn punën e tyre.

Gjykata Supreme vepron në përputhje me rekomandimet dhe masat e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për mbrojtje nga KOVID-19, që reflektohet në kohëzgjatjen e procedurave në çështjet e rregullta – njoftojnë nga Gjykata Supreme.

Rishqyrtimi i jashtëzakonshëm i vendimit ndodhet në Gjykatën Supreme prej një viti. Gjyqtarët për dënimin e Jankulloskës referuan në janar, por para se të merrej një vendim, Këshilli Gjyqësor pushoi gjykatësin Suprem Risto Katavenovski, i cili ishte një nga gjyqtarët që merrte vendime. Deri në zëvendësimin e tij në Gjykatën Supreme, vendi ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme dhe masa kufizuese. Ndërkohë, Jankulloska është në liri dhe po punon në VMRO DPMNE. Ajo me një pas një sërë kërkesash e shtyu shkuarjen e saj në burg. Së pari, për shkak të të porsalindurit, dhe pastaj Supremja, e udhëhequr nga Jovo Vangelovski, vendosi që ajo të mos shkojë në burg deri në aktgjykimin përfundimtar. Lëndë në Gjykatën Supreme ka dhe për ish-kryeministrin Nikolla Gruevski i cili u dënua dy vjet burg dhe iku nga vendi, si dhe për ish-Ndihmës Ministri i Brendshëm, Gjoko Popovski dhe vetëm ai është në burg duke vuajtur dënimin prej katër vjet e gjysmë.

Baby Boo