Kovaçki kritikon Spasovski për gjuajtjet në “East Gate”: Me aq numër të madh të kamerave dhe dëshmitarëve, sulmuesi nuk është gjetur


Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Dragan Kovaçevski ka kritikuar ministrin e Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski pas gjuajtjeve me armë gjatë ditës së djeshme në “East Gate Mall”, shkruan TV21. Kovaçki thotë se MPB është e paaftë të gjejë sulmuesin edhe përkundër faktit që në qendër tregtare ka një numër të madh të kamerave dhe kishte dëshmitarë okularë.

“Ngjarja ndodhë në qendër tregtare, ku ka numër të madh të kamerave dhe kalimtarë të cilët ishin në afërsi të ngjarjes e sulmuesi ende nuk është gjetur dhe privuar nga liria. MPB nën udhëheqjen e Spasovskit është aq e paaftë që nuk mund të zbardhë ngjarje që ka ndodhur në qendër të kryqytetit, ku ekzistojnë shumë mundësi për identifikim dhe lokim. MPB e udhëhequr nga Oliver Spasovski po përjeton fiasko”, tha Kovaçki.

Baby Boo