Kovaçevski: “U bë mirë që kryeparlamentari Xhaferi vizitoi Ukrainën, treguam mbështetjen tonë për botën demokratike”


Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski në emisionin “Click Plus” në TV21 tha se u bë mirë që kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi ka vizituar Ukrainën për të shprehur mbështetje ndaj presidentit ukrainas, Volodymyr Zelenski dhe popullit ukrainas.

“Është mirë që Kryetari i Parlamentit ishte në Ukrainë për të treguar mbështetjen tonë për botën demokratike, sepse është një luftë e një regjimi autokratik kundër një shteti demokratik, një shkelje e integritetit territorial dhe sovranitetit të një shteti të pavarur”, tha ai.

Kovaçevski gjatë intervistës poashtu foli dhe për shumë çështje të tjera që janë realizuar në 100 ditë qeverisje, apo që priten të realizohen në të ardhmen.
Ai dha përgjigje dhe për çështjen akoma të hapur me Bullgarinë, paralajmërimet për bllokim të kuvendit nga OBRM-PDUKM si dhe raste të tjera në interes publik.

Baby Boo