Kovaçevski: “Tre muajt ardhshëm ka gjasa paga minimale të rritet në 20,000 denarë”


Në tremujorin e parë të vitit të ardhshëm do të kemi rritje të pagës minimale, sipas metodologjisë që është bërë në fillim të mandatit të kësaj Qeverie, e cila parasheh që Paga minimale përshtatet për 50 për qind me rritjen e shpenzimeve të jetës dhe 50 për qind me rritjen e pagës mesatare, paralajmëroi sot kryeministri Dimitar Kovaçevski.

“Kemi element të rritjes së produktivitetit të punës dhe mendoj se ekonomia mund t’i përgjigjet në mënyrë adekuate kësaj rritje të pagës minimale”, tha Kovaçevski në përgjigje të pyetjes së gazetarit nëse ekonomia vendase në kushtet aktuale mund të mbështesë një “pagë minimale” të re prej 20.000 denarë.

“Unë kam qenë i përfshirë drejtpërdrejt në negociatat për pagën minimale midis kompanive, veçanërisht midis anëtarëve Odave të mëdha ekonomike, si dhe në ZZHTI-të dhe gjatë rritjes së pagës minimale në të kaluarën nuk ka pasur ndonjë problem të madh, sepse shumica e pagave në sektorin privat janë në nivele më të larta, veçanërisht për pozitat profesionale. Dhe ne vetë shohim se përmes rritjes së pagës mesatare në vend, puna e punëtorëve tani vlerësohet shumë më tepër se sa ishte rasti më parë në qeverinë e kaluar, kur paga minimale ishte në nivelin 8.000 denarë, ndërsa paga mesatare ishte shumë më e ulët se kjo që kemi sot”, theksoi Kovaçevski.

I pyetur se cila është pengesa që nuk mund të lëshohen obligacionet komunale, Kovaçevski u përgjigj se nuk ka arsye subjektive për mos emetim të tyre, por kur është fjala për huazimet, gjithmonë bëhen analiza të duhura nga shërbimet në ministritë.

“Këtu bëhet fjalë për Ministrinë e Financave, Sektorin e borxhit publik etj. Sapo të bëhen të gjitha analizat, sipas Strategjisë së borxhit publik të shtetit dhe sipas supozimeve të asaj Strategjie të borxhit publik, e cila miratohet nga Parlamenti në fund të ditës dhe që shkon së bashku me Buxhetin, nëse është brenda supozimeve, atëherë procedura do të vazhdojë, kështu që nuk ka arsye subjektive”, thekson kryeministri.

Kovacevski së bashku me ministrat e Transportit dhe Lidhjeve dhe të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Blagoj Boçvarski dhe Lupço Nikolovski, si dhe drejtorin e Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore, Ejup Rustemi, morën pjesë në vënien në punë të seksionit Krupishtë – Koçan nga rruga ekspres Shtip – Koçan.

Baby Boo