Kovaçevski: “S’ka kërc*ënim të drejtpërdrejt për Maqedoninë! Ndjekim nga afër situatën në Ukrainë”


Kryeministri Dimitar Kovaçevski ka dën*uar su*lmin rus ndaj Ukrainës.
“Dë*noj aktin e agresionit të hapur ushtarak të Rusisë ndaj Ukrainës. Lu*fta është mënyra më e keqe për të zgjidhur mosmarrëveshjet, ndërsa agr*esioni kundër Ukrainës është një kërc*ënim për paqen evropiane dhe botërore”, ka shkruar Kovaçevski. Tutje kryeministri thekson se Maqedonia e Veriut nuk ka rre*zik të drejtpërdrejtë nga lu*fta mes Rusisë dhe Ukrainës.

“Qeveria po monitoron nga afër situatën në Ukrainë. Gjendja e sigurisë në vendin tonë është stabile dhe për momentin nuk ka asnjë kërc*ënim të drejtpërdrejtë për sigurinë e Maqedonisë së Veriut”, thekson Kovaçevski.
Kreu i ekzekutivit thotë se autoritetet po përcjellin edhe gjendjen ekonomike të përkeqësuar pas su*lmeve ruse në Ukrainë.

“Krahas gjendjes së sigurisë, qeveria po monitoron nga afër edhe ndryshimet në trendet ekonomike botërore të destabilizuara nga situata e re. Qeveria, si edhe më parë, do të veprojë me përgjegjësi maksimale dhe në interesin më të mirë të mbrojtjes së ekonomisë së brendshme dhe gjendjes financiare të qytetarëve”, theksoi Kovaçevski.

Baby Boo