Kovaçevski për VMRO-DPMNE: Nëse nuk e mbështesin qeverinë teknike, nuk mund të marrin pjesë në të


Nëse VMRO-DPMNE nuk voton për qeverinë teknike, atëherë nuk do të ketë ministra në këtë qeveri, thotë kryeministri Kovaçevski. Sipas tij, një parti politike nuk mund të mos e mbështesë qeverinë dhe të marrë pjesë në të.

“Askund në botë nuk ka parti politike që nuk e përkrah qeverinë dhe merr pjesë në të. Kur dikush merr pjesë në një qeveri, do të thotë se ajo qeveri duhet të mbështetet. Nëse nuk votonjë, mendoj se ato vende duhet të mbeten bosh. Mandatari i ri duhet të propozojë një qeveri në të cilën vendet VMRO-DPMNE-së do të jenë bosh. Në momentin kur VMRO-DPMNE do ta mbështesë qeverinë, mandatari mund të propozojë që ata ministra të votohen”, u përgjigj Kovaçevski.

VMRO-DPMNE janë kundër që Talat Xhaferi të jetë kryeministër në Qeverinë Teknike, prandaj kanë paralajmëruar se do të abstenojnë.

Baby Boo