Kovaçevski: Pendarovski është një njeri pa skandale dhe gabime


Pyetja kryesore në këto zgjedhje është se kush ka vizion për të ardhmen!
Qytetarët e Kisella Vodës në Shkup e dinë se LSDM, Koalicioni për Ardhmëri Evropiane dhe presidenti Pendarovski ndajnë vizionin për të ardhmen evropiane të vendit, theksoi sonte lideri i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski.

– Stevo Pendarovski është një njeri modern, përparimtar, civil. Një njeri pa njolla dhe gabime në mandatin e tij të parë, një njeri që dëshmoi se për të të gjithë qytetarët janë të barabartë. Prandaj, ju ftoj që më 24 prill të shkoni në raundin e parë të zgjedhjeve dhe të votoni për presidentin tonë, Stevo!

Ne kemi plan të qartë, kemi vizion dhe kurrë nuk do të heqim dorë nga e ardhmja evropiane, tha Kovaçevski.

Baby Boo