Kovaçevski pajtohet me Osmanin: Nuk besoj në një person që do të punonte pa rrogë


Me deklaratën e ministrit Bujar Osmani për pagat e zyrtarëve pajtohet edhe shefi i Qeverisë së Maqedonisë, Dimitar Kovaçevski.

– Njerëzit punojnë me rrogë. Ka disa që thonë se do të punonin pa rrogë dhe unë nuk besoj në një person të tillë. Unë kam 25 vite përvojë pune dhe nuk besoj në njerëz të tillë, tha kryeministri sot, duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari.

Kovaçevski informon se do të diskutohet kur të përpilohet zgjidhja nga grupi punues për uljen e pagave të zyrtarëve.

“Vendimi duhet të pranohet nga deputetët dhe të gjithë të zgjedhurit që paguhen sipas ligjeve”, shtoi kryeministri.

Shefi i diplomacisë maqedonase dje tha se jeton vetëm nga rroga, e cila është e rëndësishme për të, dhe sipas tij, nuk mendon se është për t’u mburrur kur politikanët thonë se rroga e tyre nuk është e rëndësishme.

Baby Boo