Kovaçevski: Nuk do të ketë takim të liderëve nëse kusht është zgjedhjet e parakohshme parlamentare


Bisedimet me Bullgarinë zhvillohen në frymën e vlerave evropiane dhe në ruajtjen e dinjitetit të qytetarëve në të dyja vendet”, tha kryeministri Dimitar Kovaçevski gjatë inspektimit të sotëm të punimeve të seksionit Krupishte – Koçan, nga autostrada e re që do të lidhë Shtipin dhe Koçanin.

I pyetur për deklaratën e djeshme të liderit të opozitës, Hristijan Mickoski, në të cilën kërkoi garanci nga pala bullgare për negociatat mes dy vendeve, Kovaçevski tha se Kuvendi i Maqedonisë së Veriut tashmë ka miratuar një rezolutë me të cilën janë përcaktuar qëndrimet e Maqedonisë.

“Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, tashmë në një debat në Kuvend, i është referuar rrjedhës së bisedimeve me Bullgarinë. Gjithashtu, unë dhe kryeministri i Bullgarisë, Kiril Petkov, pas të gjitha takimeve tona ndajmë me publikun të gjitha detajet e asaj që po diskutohet. BE-ja është e përfshirë në tërë këtë proces, sepse në fund korniza negociuese duhet të miratohet nga të gjitha vendet anëtare të Unionit”, tha kryeministri Kovaçevski.

Rreth takimit të mundshëm të liderëve me opozitën, Kovaçevski tha se nuk do të pranojë takim në të cilën do të flitet vetëm për zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

“Nëse flisni për kërkesa për takime me një temë të vetme – zgjedhjet e parakohshme parlamentare, nuk do të ketë takim të tillë, sepse unë nuk jam person që bie në shantazh”, tha Kovaçevski, duke shtuar se të gjithë aktorët politikë në këtë periudhë të kriza duhet të punohet së bashku për të gjetur një zgjidhje për krizën energjetike dhe shëndetësore dhe si të dalim nga inflacioni i çmimeve që ka goditur botën.

Baby Boo