Kovaçevski – Micotakis: “Relacionet ekonomike mes të dyja vendeve përforcohen edhe në kohë të krizës”

Përkushtimi, për zbatim të plotë dhe të pandërprerë të detyrimeve të të dyja palëve të përcaktuara në Marrëveshjen e Prespës, ishin temë e bisedës së takimit bilateral të kryeministrit Dimitar Kovaçevski me homologun e tij grek, Kirjakos Micotakis në kuadër të Forumit Ekonomik në Delfi.

Kovaçevski në takimin me Micotakis, në të cilin morën pjesë edhe zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi dhe drejtoresha e DAP-it, Sanja Llukarevska, theksoi se me partneritetin e vendosur të bazuar në besim dhe miqësi marrëdhëniet mes të dyja vendeve u transformuan në aleancë të konfirmuar edhe me anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO.

“Bashkëpunimi ekonomik ndërmjet dy vendeve tradicionalisht është në nivel të lartë, ndërsa bashkëpunimi ka potencial që edhe më tutje të zhvillohet dhe të nxitet me dialogun e vazhdueshëm politik në nivel më të lartë dhe me ndërtimin e besimit në interes të të dyja vendeve”, tha Kovaçevski.

Në takim u fol për arritjen e marrëveshjes për lehtësime në sferën e politikave tatimore dhe në mënyrë plotësuese ishte konstatuar se ndërtimi i marrëdhënieve të fuqishme ekonomike dhe avancimi i bashkëpunimit bilateral është i rëndësishëm, veçanërisht në kushte të krizës botërore.

Gjatë bisedës, informojnë nga Shërbimi për informim i Qeverisë, dy kryeministrat edhe një herë e potencuan rëndësinë e bashkëpunimit në sektorin energjetik, për të cilin u pajtuan se ka potencial të madh, nëse merren parasysh projektet e përbashkëta për ndërtim të terminalit për gaz të lëngshëm të naftës në Aleksandropul, si dhe lidhjes me gazë ndërmjet dy vendeve.

Projektet e përbashkëta energjetike janë me rëndësi për Republikën e Maqedonisë së Veriut si burime të reja për furnizim me gaz si energjens më ekologjik dhe më i lirë, si dhe nga mundësia që të bëhet qendër rajonale për transit të mëtutjeshëm dhe shpërndarje të gazit të vendeve të rajonit.

Në takim ishte biseduar edhe se në periudhën që vijon do të vazhdojnë me komunikim intensiv të ndërsjellë për avancimin e marrëdhënieve ekonomike ndërmjet dy vendeve mike, ndërsa me qëllimin kryesor sigurimin e bashkëpunimit më të shpejtë dhe të qëndrueshme për rritjen ekonomike.
Temë e takimit ishte kriza botërore e shkaktuar nga agresioni ushtarak i Rusisë ndaj Ukrainës dhe për nevojën për bashkëpunim për zbutje të pajisjeve nga rritja e çmimeve të energjencave për qytetarët dhe ekonominë.

Baby Boo