Kovaçevski: “Menjëherë duhet të nisin bisedimet për anëtarësim me BE-në”


Kryeministri Dimitar Kovaçevski në intervistën e tij për një media greke thekson se anulimi i integrimit evropian ndikon tek euroskepticizmit dhe mosbesimi në përgjithësi. Sipas tij, zgjerimi i BE-së rrit siguronë dhe stabilizon demokracinë, ndërsa për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë është e rëndësishme të nisin bisedimet pa anulime.

“Anulimi i vazhdueshëm i integrimeve evropian ndikon tek euroskepticizmi dhe mosbesimi në përgjithësi. Duhet t’i tejkalojmë kontestet rajonale. Sot është çështje sigurie dhe jo çështje ekonomike. Zgjerimi i BE-së rrit sigurinë dhe stabilizon demokracinë. Për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë është e rëndësishme që të nisin bisedimet me BE-në, pa anulime”u shpreh Kovaçevski.
Kryeministri shtoi se për Maqedoninë e Veriut nuk ka alternativë tjetër përveç anëtarësimit në BE.

“Për ne është një pranim i vlerave dhe angazhimeve më të larta demokratike perëndimore për të përmbushur standardet evropiane në shoqëri dhe institucione. Pengesa për fillimin e negociatave mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut ndihet në të gjithë rajonin si një goditje për BE-në. Mungesa e miratimit të kornizës së negociatave është duke humbur kohë të vlefshme. Është e rëndësishme, veçanërisht në kontekstin e luftës në Ukrainë, që procesi të fillojë pa një ditë vonesë. Është e nevojshme që Maqedonia e Veriut të ketë një perspektivë të kristaltë evropiane, të ketë një proces integrues të parashikueshëm, të besueshëm, të fortë dhe të përshpejtuar”, tha kryeministri Kovaçevski.

Baby Boo