Kovaçevski: “Me bllokadën për Shkupin dhe Tiranën është vënë në pikëpyetje kredibiliteti i BE-së”


Kredibiliteti i BE-së është vendosur në pikëpyetje me bllokadën e fillimit operativ të negociatave qasëse me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, vlerësoi kryeministrit Dimitar Kovaçevski, i cili në kuadër të programit zyrtar Konferencës së Mynihut për Siguri, mbajti fjalim në debatin me temë “Mos shiko ndaras – hartimi i rrugës për BE dhe Ballkani Perëndimor”.

“Ballkani Perëndimor funksionon si sistem i enëve të ndërlidhura. Kur ka përparim në një vend, ajo është nxitje për përparim te fqinjët tjerë. Bllokada e BE-së ndihet në gjithë rajonin si goditje serioze drejt besimit ndaj Unonit. Për shkak të mosmiratimit të kornizës negociuese, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria humbin kohë të çmueshme. Por, pyetja më e rëndësishme është çfarë humb Bashkimi Evropian në këtë rast. Kredibiliteti i BE-së është vendosur në pikëpyetje”, tha Kovaçevski.

Sinç njoftuan nga Qeveria, Kovaçevski ka theksuar se, kjo situatë inkurajon dhe përforcon interesin e palëve të treta në rajon. Nëse BE tregon mungesë apo dobës në Ballkanin Perëndimor, atëherë palët e treta do të kenë më shumë mundësi të përmbushin atë zbrazëti e cila është jashtëzakonisht e rëndësishme në planin gjeostrategjik. Për këtë, siç ka thënë ai, BE duhet të gjejë formulë se si të mbajë fjalën dhe të vazhdojë me zgjerimin e Ballkanit Perëndimor, të shtojë optimizën se vlerat evropiane dhe parimet janë ende realitet.

Kovaçevski ka folur edhe për iniciativën “Ballkani i Hapur”, duke theksuar se Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Serbia nuk qëndrojnë në vend kur është në pyetje evropianizimi i dy shteteve dhe shoqërive. Sipas tij, “Ballkani i Hapur” është iniciativë e shkëlqyer por nuk është, nuk pretendon të jetë dhe as nuk mund të jetë alternativë për BE-në.

“Maqeonia e Veriut mbetet e përkushtuar në Procesin e Berlinit dhe në perspektivën evropiane, ndërsa qëimi ynë është një dhe i vetëm – anëtarësim i barabartë në familjen e popujve evropianë dhe shteteve – Bashkimin Evropian. Për këtë, ju inkurajojë të gjeni formulën e vërtetë e cila do të përshpejtojë tempon dhe procesin e zgjerimit të BE-së me vendet nga Ballkani Perëndimor. Kjo kuptohet është sfida për Francës si kryesuese me BE-në në këtë mandat gjashtë mujor. Lënia e zbrazëtirës gjeostrategjike në pjesën tonë të Evropës nuk është opsion. Na nevojiten procese të parashikuara, të besueshme, të përforcuara dhe të përshpejtuara të integrimit në BE”, tha Kovaçevski.

Baby Boo