Kovaçevski me apel nga Kuvendi: “Ftoj të gjitha partitë parlamentare të na bashkangjiten për Maqedoninë Europiane”


Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot në seancën e Kuvendit për pyetje të deputetëve dërgoi një apel tek të gjithë partitë parlamentare duke kërkuar që të përkrahet rruga europiane e vendit.

Kovacevski tha: Si parti shtetformuese dhe drejtues përgjegjës i të gjitha vendimeve themeluese për një Maqedoni të pavarur, të barabartë dhe euroatlantike në tre dekadat e fundit, besoj se ka ardhur koha t’u bëjmë thirrje të gjithë aktorëve shoqërorë, qytetarëve, mediave, organizatat joqeveritare, komuniteti akademik dhe partitë politike, partitë parlamentare, për të përballuar sfidën e momenteve vendimtare për rrumbullakimin e shtetësisë sonë përmes përfshirjes së plotë ligjore në Bashkimin Europian.

Vendi ynë është përballur me sfida të mëdha dhe gjendet në momente vendimtare në të cilat përcaktohet e ardhmja jonë. Maqedonia e Veriut ka nevojë për unitet, të bashkuar dhe lidership. Atë e presin qytetarë tanë, ajo i duhet vendit tonë dhe ne jemi të gatshëm ta bëjmë.

Si parti shtetformuese dhe drejtues përgjegjës i të gjitha vendimeve themeluese për një Maqedoni të pavarur, të barabartë dhe euroatlantike në tre dekadat e fundit, besoj se ka ardhur koha t’u bëjmë thirrje të gjithë aktorëve shoqërorë, qytetarëve, mediave, organizatat joqeveritare, komuniteti akademik dhe partitë politike, partitë parlamentare, për të përballuar sfidën e momenteve vendimtare për rrumbullakimin e shtetësisë sonë përmes përfshirjes së plotë ligjore në Bashkimin Europian.

Ka ardhur koha e bashkimit, është koha e guximit dhe lidershipit dhe ne jemi gati të japim dorë, duke tejkaluar veten dhe interesat partiake. Prandaj, në radhë të parë u bëj thirrje partnerëve të Koalicionit me të cilët morëm vendimet e vështira dhe vendimtare për pavarësi, barazi dhe Maqedoninë veriatlantike, si dhe opozitën, që të bashkohen rreth qëllimit të Maqedonisë europiane. Unë jam i bindur dhe i përgatitur, të gjithë ne jemi!

Baby Boo