Kovaçevski: “Marrëveshjet që po i nënshkruajmë sot janë investim për të ardhmen”


Marrëveshjet që po i nënshkruajmë sot janë investim për të ardhmen, forcimi i bashkëpunimit ekonomik dhe marrëdhënieve mes popujve të Ballkanit, ka shkruar në profilin e tij në Facebook lideri i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski, i cili është pjesë e takimeve të iniciativës “Ballkani i Hapur” me Kryeministri Zoran Zaev në Tiranë.“Kompanitë dhe qytetarët e vendeve të rajonit përfitojnë kushte të lehtësuara për lëvizje, punë dhe tregti sipas shembullit të vendeve evropiane. Besoj se kjo nismë do të zgjerohet, do të forcohet dhe do të kontribuojë për një Ballkan ekonomikisht të qëndrueshëm dhe të zhvilluar. Në Samitin e sotëm të nismës “Ballkani i Hapur” janë duke u nënshkruar disa marrëveshje shumëpalëshe dhe dypalëshe:

Marrëveshja për kushtet për akses të lirë në tregun e punës në Ballkanin Perëndimor,

Marrëveshja e interkonjeksionit për identifikimin elektronik të qytetarëve,

Marrëveshje për bashkëpunim në fushën e mjekësisë veterinare, sigurisë ushqimore dhe politikës fitosanitare,

Marrëveshjet për njohjen e miratimeve për Operatorin e Autorizuar Ekonomik për siguri”, njofton Kovaçevski. Në Samit kryeministri Zoran Zaev deklaroi se nisma “Ballkani i Hapur” nuk do të lë peng Shqipërinë, Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut nga dështimet e BE-së për të integruar këta vende në BE.

Baby Boo