Kovaçevski: “Maqedonia e Veriut i bashkohet Platformës së BE-së për blerje të gazit natyror të lëngshëm dhe hidrogjenit”


Kryeministri Dimitar Kovaçevski falënderoi Bashkimin Evropian që mori vendim gjatë krizës energjetike që në Maqedonia e Veriut të bëhet pjesë e kësaj platforme për blerje të përbashkët të gazit të lëngshëm.
”Si rezultat i politikës së solidaritetit, Maqedonia e Veriut i bashkohet Platformës së BE-së për blerje të përbashkët të gazit natyror të lëngshëm dhe hidrogjeni”, shkroi Kovaçevski në Facebook.

Nëpërmjet hyrjes kolektive në treg, Kovaçevski thekson qëllimi është të sigurohet një çmim më i ulët i gazit.
Falënderoj BE-në që mori vendim gjatë krizës energjetike që Maqedonia e Veriut të bëhet pjesë e kësaj platforme për blerje të përbashkët të gazit të lëngshëm natyror si pjesë e strategjisë për përballimin e pasojave të agresionit rus në Ukrainë, shkruan kryeministri Kovaçevski”, shkruan Kovaçevski.

Baby Boo