Kovaçevski: Kurti i keqpërdorur nga Kasami dhe Ganiu


Kryeministri Kovaçevski duke komentuar vizitën e Kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, në Çair dhe Tetovë, ka deklaruar se ai dhe Kurti mund të takohen me cilin të dëshirojnë, por rrugën Tetovë – Prizren do ta realizojnë dy qeveritë,
.

Sipas Kryeministrit Kurti ka qenë I keqpërdorur nga Kryetarët e Komunave të Tetovës dhe Çairit.

“Kjo rrugë është ide shumë më e kahmotshme se vizita e Kryeministrit Kurti në Komunat Çair dhe Tetovë. Mendoj se ka qenë I keqpërdorur nga dy kryebashkiakët për qëllime ditore politike. Ata duan të etablohen në skenën politike. Kur nisën diskutimet në vend, I patë deklaratat se të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të bashkëpunojnë. Nisën të flasin për shtete të mëdha. Këtu ka dy vende, pjesë të aleancës së NATO-s. Konceptet arkaike nga koha e nacional-romantizmi, për shtete të mëdha, kanë përfunduar në Ballkan. Këtë e tha edhe ambasadori amerikan në Kosovë, këtë do ta thotë qartazi edhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s dhe politik tjetër I rangut të njëjtë. Ne jemi vend anëtar i NATO-s” – deklaroi Kovaçevski.klan.m

Baby Boo