Kovaçevski: “Ende ekziston tarifa e lirë e rrymës natën dhe gjatë ditës së diel”

Kreu i LSDM-së dhe kryeministri në ardhje, Dimitar Kovaçevski thotë se reagimi i shpejtë i qeverisë dhe mobilizimi i gjithë kapaciteteve për prodhim të energjisë elektrike kontribuuan që të parandalohet shtrenjtimi enorm i rrymës elektrike.

Baby Boo

Sipas tij, është arritur sukses i madh për shkak se çmimi i ri është shumë larg nga parashikimet për shtrenjtim prej 25%.

“Ruhet tarifa e lirë e rrymës elektrike natën dhe gjatë ditës së diel, ndërsa kufizime nuk do të ketë. Qeveria siguroi edhe 60 milionë denarë ndihmë me Programin për mbrojtjen e konsumatorëve që janë kategori e rrezikuar”, theksoi Kovaçevski.

Kujtojmë se KRRE sot publikoi çmimin e energjisë elektrike nga 1 janari i vitit 20222 dhe shtrenjtimi do të jetë për 9.48%.