Kovaçevski: Bisedimet për tejkalimin e krizës po zhvillohen me të gjitha partitë


Kryeministri Dimitar Kovaçevski thotë se në bisedimet që po zhvillohen në lidhje me tejkalimin e kirzës energjetike janë të përfshira të gjitha partitë politike në vend. I pari i qeverisë e sheh Kuvendin si arenë të vetme ku duhet të zhvillohen debate në lidhje me tejkalimin e krizës energjetike, ndërsa shpreson që në gjithë situatën e krijuar opozita do të heq bllokadën në Kuvend.

“Kuvendi është vendi ku duhet të diskutohen të gjitha temat. Bisedimet me opozitën dhe të gjitha partitë e tjera do të vazhdojnë, por brenda komisioneve parlamentare. Shpresoj që opozita do ta heqë bllokadën për ligjet shumë të rëndësishme në Kuvend dhe do të kemi një menaxhim më të suksesshme të krizës energjetike pasi në fund të ditës kjo është një krizë që prek të gjithë qytetarët dhe kam mirëkuptim absolut për të gjithë. Por ne duhet të jemi bashkë dhe ta kalojmë së bashku këtë dimër, i cili do të jetë më i vështiri që nga Lufta e Dytë Botërore” – deklaroi Kovaçevski.

Për të ndihmuar qytetarët në përballjen me krizn, nga Qeveria njoftojnë se gjatë javs së ardhshme do të shpallen masat e reja që do të paraqesin ndihmë të ndrepërdrejtë për qytetarët. Lidhur me ndihmën për kompanitë që furnizohen me energji elektrike në tregun e liberalizuar të energjisë elektrike, Kovaçevski tha se është duke u përgatitur edhe një paketë masash, por ajo do të shpallet vetëm në fund të këtij muaji. Në këshillin e fundit ekonomik, ku morën pjesë edhe përfaqësues të Odës Ekonomike, u bë e ditur se Qeveria do të shpallë të mërkurën se cilat nga kërkesat e kompanive dhe sindikatave do të pranohen. /KlanMacedonia/

Baby Boo