Kovaçevski: “Aty ku ka vullnet politik dhe ide për progres, dallimet tejkalohen shumë më lehtë”


Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot tha pas vizitës së kryeministri bullgar Kiril Petkov në Shkup, dhe pas vizitës së delegacionit tonë në Sofje, janë vendosur politika për ndërtimin e urave mes dy vendeve. Kovaçevski shprehu bindjen se pret që dallimet mes dy vendeve të tejkalohen shumë shpejtë.

“Aty ku ka vullnet politik dhe ide për progres, dallimet tejkalohen shumë më lehtë. Së bashku kemi hapur dialog të sinqertë dhe me përkushtim për stabilitet dhe zhvillim të dy shteteve. Kemi nxitur thellimin e miqësisë, fqinjësinë e mirë dhe bashkëpunimin mes dy vendeve. Të dy qeveritë janë përcaktuar të udhëheqin politika të ndërtimit të urave, e jo politika të ndërtimit të mureve mes qytetarëve të dy vendeve”, theksoi Kovaçevski duke shtuar se me Sofjen zyrtare janë dakorduar që të parandalojnë çfarëdo propagande që do të ndikonte në prishjen e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Baby Boo