Kovaçevski: “1.000 denarë shtesë për çdo pensionist për muajt mars, prill dhe maj”


Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski përmes rrjetit social Facebook ka njoftuar se pensionet e marsit me 1.000 denarë (16 euro) shtesë do të fillojnë të paguhen nga 29 marsi.
Me këtë pagesë, siç tha Kovaçevski, fillon realizimi i mbështetjes financiare për të gjithë pensionistët në kohë krize.

“Secili pensionist do të marrë nga 1.000 denarë shtesë në llogarinë e tij për muajt mars, prill dhe maj. Kjo mbështetje financiare, së bashku me rritjen rekord të pagave dhe metodologjinë e re, është investim për një jetë më të mirë për qytetarët më të moshuar”, ka shkruar kryeministri Kovaçevski./Telegrafi/

Baby Boo