Kovaçev: Në Maqedoni jetojnë maqedonas që e flasin gjuhën maqedonase


Në Maqedoni jetojnë maqedonas që e flasin gjuhën maqedonase dhe ky është realitet, thotë deputeti bullgar Andrej Kovaçev, i cili është pjesë e partisë qeverisëse GERB të kryeministrit Bojko Borisov.

“Ne jemi vëllezër. Ju jeni maqedonas. Në Maqedoni jetojnë maqedonas që e flasin gjuhën maqedonase. Ky është realitet. Ky është realiteti modern për të cilin po ju flas. Unë nuk mund dhe nuk kam të drejtë të kontestoj atë që ju ndjeheni si maqedonas …, thotë Kovaçev në një intervistë për portalin “MKD”.

Kovaçev shton se që vendi të hyjë në BE do të duhet të zgjidhen çështjet historike. Prandaj, thotë ai, është shumë e rëndësishme që komisioni i përbashkët i ekspertëve të përfundojë punën e tij sa më shpejt që të jetë e mundur.

Ai theksoi se Maqedonia nuk do të jetë anëtar i BE-së dhe NATO-s, më pak i vlerësuar dhe i respektuar nëse e njeh realitetin historik dhe porosit se puna e komisionit të përbashkët për histori duhet të bëjë progres të shpejtë në zgjidhjen e çështjeve sepse vonimi i punës nuk shkon në dobi të vendit tonë.

“Komisioni vetëm duhet të punojë mbi dokumentet historike, pa paragjykime. Nëse historianëve u mungon vullneti dhe guximi, atëherë politikanët duhet ta zgjidhin këtë problem. Tani gjëja më e rëndësishme është të shmangen vonesat në punën e këtij komisioni. Duhet të ketë përparim të shpejtë. Çdo vonesë në punën e këtij komisioni nuk është në interes të Maqedonisë”, thotë Kovaçev.

Baby Boo