Kouloglu: Marrëveshja e Prespës meriton çmimin Nobel


Eurodeputeti grek nga “Syriza” dhe gazetari, Stelios Kouloglou, për AIM thotë se nuk ka dyshim se Marrëveshja e Prespës do të kalojë në Greqi duke thënë se kjo marrëveshja duhet të fitojë mirënjohje ndërkombëtare, siç është çmimi nobel për paqe.

Zaevi dhe Tsiprasi, treguan guxim dhe kjo duhet në mënyrë simbolike të fitojë mirënjohje në nivel ndërkombëtar.

“Nëse flisni me cilin do nga Kuvendi Evropian, nga e majta apo e djathta, do t’u thonë të njëjtën. Se është marrëveshja fondamentale për stabilitetin dhe paqen në Ballkanin Perëndimor dhe do të kontribuojë për stabilitetin e gjithë Evropës. Dhe jo vetëm kjo, marrëveshja do të jetë edhe model për zgjidhjen e çështjeve që mund të jenë në konflikte të tjera”, deklaroi Kouloglou.

Eurodeputeti thotë se është siguruar shumica absolute në Kuvendin e Greqisë, duke përfshirë edhe mbështetjen e deputetëve të partisë kombëtare dhe partnerit të koalicionit të “Syrizës”, përkundër qëndrimeve të kryetarit Kammenos, transmeton Telegrafi.

Ai ju porosit deputetëve të Maqedonisë që janë kundër Marrëveshjes së Prespës të shohin zërat nacionalist në Greqi që kundërshtojnë, duke cekur se ideja për marrëveshje më të mirë është qesharake./

Baby Boo