Kotzias: Zaev ka pranuar të ndryshojë emrin, nëse ka marrëveshje të dyja vendet do të jenë miqtë më të mirë


Ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias tha të hënën se kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev ka rënë dakord për ndryshimin e emrit.

“Ne kemi shumë interesa të përbashkëta me IRJM-në dhe nëse gjejmë një zgjidhje për emrin, të dy vendet do të bëhen miqtë më të afërt në Ballkan. Ne kërkojmë një marrëveshje të qëndrueshme në rrugë të gjata me fqinjën tonë. Qëllimi i politikës së jashtme greke është të zgjidhë problemet, të mos qëndrojë larg problemeve”, tha Kotzias. /Telegrafi/

Baby Boo